Enkelejd Alibeaj ka reaguar në lidhje me kërkesën e depozituar sot për regjistrimin e koalicionit Meta-Berisha për zgjedhjet lokale të 14 majit.
Në një postim në Twitter, Alibeaj u shpreh se përfshirja e logon dhe siglës së PD në këtë kërkesë nga Berisha, është në kufijtë e një vepre penale.
Ai ka kërkuar nga kryekomisioneri i KQZ të marrë masa urgjente për të shmangur regjistrimin e një koalicioni që përdor në mënyrë të paligjshme logon dhe simbolet e PD.
Postimi i plotë:
PDSH nuk është regjistruar ende në KQZ, kjo falë tifozerisë politike të drejtuesit të saj. Në cilësinë si kryekomisioner, Celibashi duhet të marrë masa urgjente për të shmangur regjistrimin e një koalicioni që përdor në mënyrë të paligjshme logon dhe simbolet e PD.
Partia Demokratike mbetet në pritje të vendimit të nesërm të KAS. Çdo përdorim juridik në KQZ apo në institucione të tjera i emrit, siglës apo logos së saj është shkelje e Kodit Zgjedhor dhe mashtrim për zgjedhësit.
