Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, tha se Turqia do të nisë procesin e ratifikimit të anëtarësimit të Finlandës në NATO.

Ratifikimi zyrtarisht duhet të miratohet nga Parlamenti turk dhe Erdogan tha se shpreson që ky proces të ndodhë para zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale turke që mbahen më 14 maj, shkruan REL.

Gjatë një konference për media me homologun e tij finlandez, Erdogan tha se Turqia do të vazhdojë të diskutojë me Suedinë sa i përket çështjeve që lidhen me terrorizëm. Sipas tij, anëtarësimi i Stokholmit në aleancën ushtarake perëndimore do të varet drejtpërdrejt në masat që ndërmerr sa i përket kërkesave turke lidhur me terrorizmin.

Presidenti i Turqisë tha se ka kërkuar që Suedia të ekstradojë 120 persona që Ankaraja i konsideron terroristë.