Një gjykatë në Pakistan ka anuluar dy urdhër-arrestet për ish-kryeministrin Imran Khan.

Faisal Fareed Chaudhry, pjesë e ekipit ligjor të Khan, i tha Al Jazeera se gjykata në kryeqytet, Islamabad, shtyu seancën dhe udhëzoi ish-kryeministrin të siguronte praninë e tij në seancën e ardhshme më 30 mars.

Policia në Islamabad u përlesh me mbështetësit e ish-kryeministrit Khan teksa ai mbërriti në qytet për t’u paraqitur në gjykatë. Policia tha se mbështetësit e Khan hodhën gurë dhe përdorën gaz lotsjellës pranë gjykatës.

Teksa udhëtonte për në kryeqytet, policia bastisi shtëpinë e tij në Lahore dhe arrestoi disa persona. Më herët gjatë javës, policia e Lahore u përpoq të arrestonte Khan ndërsa oficerët u përleshën me mbështetësit jashtë shtëpisë së tij.