
Skuadra e Shkëndijës pa shumë vështirësi arriti deri te fitorja në transfertë kundër Skopjes, në sfidën e fundit të javës së 24 të futbollit elitar në Maqedoni. Skuadra tetovare, në stadiumin në “Autokomandë” shënoi fitore me 2-0, me një gola të shënuara në secilën pjesë të sfidës 90 minutëshe në Shkup.
Shkëndija hapi rezultatin në minutën e 22-të, me golin e shënuar nga Adenis Sahala, i cili me një projektil të fortë shënoi nga 18 metra në portën e vendasve. Në pjesën e dytë, në minutën e 78-të, Eralld Çinari shënoi golon e dytë për skuadrën tetovare, me çka Shkëndija tani më afrohet në një pikë afër FC Shkupit, që mban pozitën e dytë në renditjen e Ligës së Parë.
Ditë më parë u zhvilluan 4 ndeshje të javës së 24-të. Akademia Pandev u ndal në barazim 1-1 ndaj FC Shkupit, ndërsa Struga Trim Lum dhe Makedonija Gjorçe Petrovi shënuan fitore minimale ndaj Rabotniçkit, respektivisht Tikveshit. Ndërkohë Sileksi me 5-1, në transfertë, mundi Pobedën.
(FOTO: Ekipa.mk)
Liga e Parë – Java 24
Skopje 0-2 Shkëndija
Akademia Pandev 1-1 FC Shkupi
Pobeda 1-5 Sileksi
Rabotniçki 0-1 Struga Trim Lum
Tikveshi 0–1 Makedonija Gj.P.