Policia u përplas me protestuesit në Paris për të tretën natë radhazi, mijëra njerëz u mobilizuan sërish në të gjithë vendin, të zemëruar që qeveria po përpiqet të kalojë reformën e pensioneve pa votim në Asamblenë Kombëtare.

“Macron, dorëhiqu” dhe “Macron do të thyhet, ne do të fitojmë” ishin parullat e brohoritura nga turma në Place d’Itali, në jug të Parisit. Policia përdori gaz lotsjellës dhe u përlesh me disa grupe protestuesish të cilët u vunë flakën koshave të plehrave.

Autoritetet komunale ndaluan sot tubimet në Place de la Concorde qendrore dhe Champs-Élysées pasi trazirat në ditët e mëparshme çuan në 61 arrestime.

Më herët në kryeqytetin francez, një grup studentësh dhe aktivistësh nga kolektivi i Revolucionit të Përhershëm hynë në qendrën tregtare Forum des Halles, ku u bënë thirrje njerëzve të hyjnë në një grevë të përgjithshme dhe brohoritën “Paris, ngrihu”.

The post VIDEO/ Nata e tretë e trazirave në Francë, përplasje të dhunshme mes policisë dhe protestuesve appeared first on Alsat.