Sonte në tubimin e mbajtur të BDI në Çair ku i pranishëm ka qenë edhe kryetari Ali Ahmeti, sekretari gjeneral Faton Ahmeti ka thënë se kryetari Ahmeti plagë të hapura e punë të papërfunduara kurrë nuk ka lënë pas.

I kam ndjekur me vëmendje të gjitha takimet e këshillave vendore, ndaj sonte ju përgëzoj juve për organizimin e këtij tubimi. Nga këtu japim mesazhin se ne jemi pas rilindasit të fundit, vizionarit, Ali Ahmeti. Ky proces është vendimtarë për vendin, për të tashmë dhe të ardhmen, për të harmonizuar qendrimet tona me standardet e BE-së. Kur skeptikët mohonin mundin tonë për anëtarësim në NATO, në fituam. Tani është mision BE-ja, prap po flasin mirëpo në do të fitojmë përsëri, nga kjo sallë sonte në ju themi së Ali Ahmeti plagë të hapura e punë të papërfunduara kurrë nuk ka lënë pas. BDI gjithmonë ka pasur përgjëgjësi për punët që ka menaxhuar, ndaj gjithmonë kemi pasur sukses. Urtësia dhe mençuria e liderit tonë i shërben gjithmonë kauzës kombëtare, kemi fatin të mësojmë nga Ali Ahmeti, shumë gjenerata u rriten dhe u profesionalizuan nga mundi dhe mundësia e tij. Ky është Ali Ahmeti, ai që hap shtigjë për gjeneratat e reja, ka thënë Faton Ahmeti.