Kanë mbetur edhe disa muaj deri në përmbylljen e obligimeve të cilat i ka marrë vendi sa i përket hapjes së Kushtetutës dhe ndryshimeve të cilat duhet të ndodhin në të, e të cilat më pas janë garanci e vazhdimit të procesit negociator me BE, sa i përket integrimit të vendit në Union.

Edhe pse përplasjet në relacionin pushtet dhe opozitë rreth kësaj çeshtjeje janë të vazhdueshme, njohësit e rrethanave politike në vend konsiderojnë se për këtë çështje është i nevojshëm një epilog pozitiv.

Sipas analistit politik Albert Musliu, mazhoranca fillimisht do të sigurojë numrat se ka mbështetjen prej 2/3 në Kuvend dhe më pas do të hedh hapin për ndryshimet kushtetuese. Musliu madje është optimist se një gjë e tillë do të ndodhë edhe atë me një shumicë akoma më të madhe.

“Jam optimist se ajo do të ndodhë, jam optimist se do të ndodhë me një mazhorancë shum më të madhe dhe jo se do të bëhen ndryshimet kushtetuese në mënyrën që u bën nbazë të marrveshjes së Përzhinës por ky është vetëm opotimizmi im por besoj se kan mundësi të sigurojnë 80 deputet të cilët do të fillojnë procedurën e ndryshimit të kushtetutës”, u shpreh analisti politik Albert Musliu.

I pyetur për qëndrimin e VMRO-DPMNE-së opozitare rreth ndryshimeve kushtetuese Musliu me përgjigje:

“VMRO kohën e fundit dilte me teorinë se duhet garanca, garanca noteriale nuk ka te ky proces sepse procesi i antarësimit të maqedonisë në UE varet edhe prej maqedonisë edhe prej kapacitetit saj që ti përmbyll kapitujt por besoj se nëse kanë dëshirë dhe vullnet të sinqertë për t’i zhbllokuar proceset e integrimeve evropiane dhe hapjen e kapitujve atëherë narativin lehtë do ta gjejnë. A do të ajo me garanca për zgjedhje të parakohshme a do të jetë me ndonjë bindje të partnerëve evropianë që nuk do të lejojnë Maqedonia e Veriut të bllokohet në proces për shkaqe iracionale ajo është çështje iracionale. Unë besoj se mundësinë e kanë ta bëjnë atë, ta bëjnë në mënyrë që mos t’i humbin edhe numrin e madh të votuesve të tyre”, theksoi Musliu.

Zëvendëskryeministri për çështje evropiane Bojan Mariçiq, nga Brukseli deklaroi se pret që amandamentet për ndryshimin e Kushtetutës të hyjnë në procedurë në Kuvend para verës.

Sipas tij, në javët në vijim Ministria e Drejtësisë do të hapë procesin dhe brenda dy apo tre javësh do të formulohen mandamentet për ndryshimet Kushtetuese.