Kristiano Ronaldo ka qenë protagonist në ndeshjen e fundit me Al Nassr. Kundër Abha, 38-vjeçari portugez ka qenë vendimtar dhe jo vetëm për golin e shënuar me goditje dënimi që i ka hapur rrugën përmbysjes së skuadrës së tij.

Ish-lojtari i Real Madridit, Juventusit dhe Man. Junajtedit ka qenë protagonist edhe i një gjesti të bukur bujarie në fundin e ndeshjes që ka ardhur për shkak të një situate shumë të veçantë.

 

Menjëherë pas golit të barazimit, CR7 ka festuar në mënyrë të zemëruar, duke çuar disa herë duart drejt qiellit për të kërkuar një mbështetje më të madhe nga ana e publikut.

Barazimi ka ringjallur Al ANssr që në minutën e 86-të ka pasur mundësinë të përmbysë rezultatin. Penallti në favor të skuadrës së Rudi Garcia, me Kristiano Ronaldo-n që e kishte marrë topin dhe ishte gati ta ekzekutonte. Megjithatë, pak më mbrapa ka ardhur gjesti i bukur, me sulmuesin që ia ka kaluar sferën Talisca-s, duke ia lënë atij penalltinë. Braziliani nuk ka dështuar dhe ka festuar pikërisht duke falënderuar portugezin.