Shtetet e Bashkuara po autorizojnë 350 milionë dollarë të tjera ndihmë ushtarake për Ukrainën, tha të hënën Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken, ndërsa Kievi po ndërton arsenalin e tij për një kundërofensivë të parashikuar kundër forcave ruse.

SHBA i kanë ofruar Ukrainës më shumë se 30 miliardë dollarë armatime për t’u mbrojtur kundër Rusisë, e cila pushtoi fqinjin e saj properëndimor më 24 shkurt 2022, shkruan Reuters.

Ndihma e fundit e SHBA u njoftua disa ditë pasi Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së Lloyd Austin, këshilltari i Sigurisë Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan dhe Kryetari i Shefave të Shtabit të Përbashkët Mark Milley zhvilluan një telefonatë me homologët e tyre ukrainas dhe folën për “mbështetjen e palëkundur” të tyre për Ukrainën.

Kievi po kërkon të mbledhë furnizime të mjaftueshme armësh nga vendet perëndimorë, nga të cilët SHBA ka qenë më i rëndësishmi, për të ndërmarrë një kundërofensivë dhe për të provuar të rimarrë territorin e pushtuar nga rusët vitin e kaluar.

“Vetëm Rusia mund t’i japë fund luftës së saj sot. Derisa Rusia ta bëjë këtë, ne do të qëndrojmë të bashkuar me Ukrainën për aq kohë sa të duhet,” tha Blinken të hënën.