Skuadra e Interit po konsideron shkarkimin e Simone Inzagit në verë dhe një nga katër kandidatët e tyre për ta zëvendësuar atë është trajneri aktual i Brajtonit, Roberto De Zerbi, i cili gjithashtu është lidhur me punën e Totenhamin.

“Nerazzurrët” kanë marrë nëntë humbje në Serie A këtë sezon dhe janë larg liderit aktual, skuadrës së  Napolit, duke zhgënjyer drejtuesit e klubit dhe duke ngritur dyshime për përshtatshmërinë e Inzagit. Përpara verës, Interi po harton një listë me kandidatët kryesorë për të zëvendësuar Inzagin, duke marrë në konsideratë një sërë opsionesh interesante.

Sipas gazetës “Tuttosport”, Interi po mendon të marrë Antonio Konte, Vinçenzo Italiano, De Zerbi dhe Tiago Mota-n. 43-vjeçari De Zerbi ka tejkaluar pritshmëritë në Premier Ligën me Brajtonin dhe ka tërhequr vëmendjen e një sërë klubesh nëpër Evropë, ku Totenhami e konsideron seriozisht atë si zëvendësues të Kontes, i cili është në prag të largimit nga klubi.

Italiano ka treguar shenja pozitive gjatë kohës së tij me Fiorentinën, edhe nëse rezultatet kanë munguar pak, ndërsa emri i Tiago Motas po vazhdon të rritet si rezultat i punës së tij me Bolonjas këtë sezon.