Ish-portieri francez Fabien Barthez, kampion bote me kombëtaren e vendit të tij, nuk i ka kursyer kritikat ndaj Xhianluixhi Donaruma, portieri i PSZH dhe kombëtares “azzurre”.

Sipas Bartezit, portieri Italian është shumë i gjatë dhe ka disa mangësi në aspektin teknik, duke mos ofruar garanci.

“Vitet e fundit, trajnerët rpeferojnë portierë të gjatë, pasi mbulojnë më shumë hapësirë në portë. Nuk kam asgjë kundër tyre, pasi Kurtua, që është më i miri në botë, është gati 2 metra i gjatë. Por portierët e shkurtër, apo mesatarë, janë më të shkathët”, tha Barthez.

 

“Donnarumma i dogji shanset për të qenë i madh në ndeshjet ndaj Bajernit. Goli që pësoi nga Kuman tregoi defektet e tij, për shkak të gjatësisë. Duhej ta kishte larguar topin me këmbë e jo me dorë. Një portier më i shkurtër, me më shumë instikt e teknikë, do ta kishte pritur atë top”, tha Bartez.