Tifozi, i cili u përjetësua në tribunat e stadiumit “Olimpico” të dielën e kaluar, gjatë derbit kryeqytetas italian, me fanellën e “Hitlersonit” dhe numrin 88, referencë e qartë për përshëndetjen naziste, është identifikuar nga policia.

Bëhet fjalë për një djalosh gjerman, dashamirës ndaj Lazios, i zbuluar falë shikimit të pamjeve video të kamerave të objekteve sportive, të kqyrura nga Kabineti i Policisë Shkencore ndër Rajonale.

Ai u identifikua së bashku me dy persona të tjerë dhe tashmë pozita e tyre po qëmtohet nga hetuesit. Sipas asaj që mësohet, gjermani do të kishte hyrë në stadium pa fanellën në fjalë, të cilën më pas e ka veshur vetëm pasi nisi ndeshja. Një raport i detajuar për këtë rast është depozituar në prokurorinë e Romës.