Presidenti amerikan, Joe Biden tha të premten se nuk është i alarmuar pas takimit midis presidentit kinez Xi Jinping dhe presidentit rus Vladimir Putin në Moskë.
“Shiko, unë nuk e marr lehtë Kinën. Nuk e marr lehtë Rusinë, por mendoj se ne e ekzagjerojmë shumë atë”, u tha Biden gazetarëve gjatë një konference për shtyp në Otava, Kanada, shkruan CNN.
Biden vuri në dukje se ndërsa zyrtarët amerikanë kanë paralajmëruar kohët e fundit për shenjat se Kina mund të konsiderojë rritjen e mbështetjes së saj ushtarake për Rusinë, “ata nuk e kanë bërë ende”.
“Nuk do të thotë se nuk do ta bëjnë, por nuk e kanë bërë ende. Dhe nëse ka ndodhur ndonjë gjë, Perëndimi është bashkuar dukshëm më shumë”, theksoi Biden.