Drejtori i Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore, Ejup Rustemi dhe drejtori i Autoritetit rrugor shqiptar, Evis Berberi, së bashku me ekipet e tyre realizuan takim pune në Shkup, në të cilën diskutuan për disa tema.
Në kuadër të vizitës së delegacionit shqiptar u diskutua për avancimin e bashkëpunimit dhe mbështetjen e ndërsjelltë të projekteve me interes të përbashkët të të dy shteteve.
Një nga temat të cilës iu kushtua më shumë vëmendje dhe e cila është prej një rëndësie të madhe është projekti për Korridorin 8 dhe kalimin kufitar “Qafë Thanë-Strugë” e cila lidh Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. U shqyrtuan disa opsione të mundshme nëpër të cilën do të kalon trasa deri në kufirin me Shqipërinë për gjetjen e pikës së përbashkët kufitare, me të cilën do të shkurtohet rruga për 20 kilometra.
Rustemi dhe Berberi biseduan më hollësisht edhe për implementimin e disa projekteve tjera kyçe, ndërsa takimet e këtij lloji do të praktikohen edhe në të ardhmen për shkak se nënkuptojnë lidhje efikase të infrastrukturës së të dy vendeve.
https://www.facebook.com/photo?fbid=598789705626082&set=pcb.598840088954377