Pasi Distria Krasniqi shkoi në finalen e “Grand Slam-it” në sportin e xhudos, për të luftuar për medaljen e artë, një tjetër sportiste nga Kosova shkon në finalen që po luhet në Gjeorgji.
Nora Gjakova ka arritur të shkoj në finalen e madhe të Grand Slamit të xhudos që po zhvillohet në Tibilisi të Gjeorgjisë.
Xhudistja kosovare e ka mposhtur kanadezen Xhesika Klimkait. Xhudistja nga Peja në finalen e madhe do të luftoj për medaljen e artë në kategorinë deri në 57 kilogramë. Nora Gjakova do të përballet me xhudisten serbe Marica Perishiç në këtë finale.