
Nuk ka “indikacione” se Rusia po përgatitet të përdorë një armë bërthamore pasi presidenti rus Vladimir Putin njoftoi se disa armë bërthamore “taktike” do të zhvendoseshin në Bjellorusi, tha Shtëpia e Bardhë.
Zyrtarët amerikanë do të “vazhdojnë të monitorojnë këtë situatë”, por nuk shohin arsye “për të rregulluar qëndrimin strategjik bërthamor”.
Putin: Rusia është e gatshme të instalojë armë bërthamore në Bjellorusi – Alsat
“Ne mbetemi të përkushtuar ndaj mbrojtjes kolektive të aleancës së NATO-s”, thuhet tutje në një deklaratë.
Reagimi i SHBA-së vjen pasi Putini tha se kishte nënshkruar një marrëveshje për zhvendosjen e armëve bërthamore në Bjellorusi.
Dhjetë aeroplanë me kapacitet për të bartur armatimin thuhet se tashmë janë zhvendosur atje.
Deri më 1 korrik do të ndërtohet një objekt magazinimi për armët.
Një zyrtar amerikan tha se të dyja vendet kishin biseduar për vendosjen e armëve bërthamore për “një kohë” dhe sugjeroi se njoftimi mund të ishte “sinjalizim politik”.