Mateo Retegui zbarkoi në Itali pak ditë më parë, por menjëherë vuri firmën në debutimin e tij të parë me fanellën blu të kombëtares. Fatkeqësisht nuk ishte një gol deciziv, pasi Italia u mposht me rezultatin 1-2 ndaj Anglisë në ndeshjen hapëse të Euro 2024.

“Jam i trishtuar për humbjen, por jam shumë krenar dhe i lumtur që kam bërë debutimin tim me këtë fanellë. Unë shpresoja për një fitore, por tani duhet ta vazhdojmë të punojmë për të fituar.

 

Më pritën mirë, më tratuan me besim dhe më vjen keq që nuk fituam për t’i bërë njerëzit të lumtur, duhet të punojmë më shumë. Golin e kërkova në pjesën e parë, pastaj e bëra në të dytën dhe kjo më dha besim. Por e rëndësishme është që skuadra të fitojë ndeshjen e radhës.

 

Unë duke luajtur në kampionatin italian?

Mbase, kush e di. Në të ardhmen do të doja të luaja në Evropë. Por momentalisht jam i lumtur te Tigre dhe është nder të vesh fanellën e tyre”, ka përfunduar sulmuesi i talentuar italo-argjentinas. /abcnews/