“Ballkan Bordelo” nga Jeton Neziraj, është njëra nga tri veprat e autorëve ballkanikë që është përzgjedhur për botim në gjuhën maqedonase.
Përkthimin e kësaj drame e ka bërë Mirjana Ilieva Jashari, e cila ka bërë më herët edhe përkthimin e shumë autorëve shqiptarë.
Siç ka informuar Rrjeti Evropian për Dramë Bashkëkohore, “Eurodram”, M.I.Jashari është përzgjedhur bashkë me dy përkthyes të tjerë, Sasho Ognenovski dhe Mario Stojanovski, si autorë më të mirë të përkthimeve të veprave dramaturgjike nga mbarë Evropa për vitin 2023.
Komiteti Maqedonas i Eurodramës kishte shqyrtuar 19 propozime dramash për gjuhën maqedonase, prej të cilave si përkthime më të mira i zgjodhi: “Papagallin” e Danillo Kishit, përkthyer nga Mario Stojanovski, “Ballkan bordeli” i Nezirat në përkthim të M.I.Jasharit dhe “Nëse zgjohesh ose nëse kjo fare është e mundur nga Isidora Millosavleviq, në përkthim të Sasho Ognenovskit.