Michael Schumacher është duke lëvizur nga Zvicra në Mallorca me familjen e tij, për të vazhduar rehabilitimin e tij atje me ndihmën e ekipit të tij mjekësor.

Sipas mediave spanjolle, këtë vendim e ka marrë partnerja e tij, Corina Schumacher, e cila i ka qëndruar pranë që në momentin e aksidentit. Që nga dhjetori i vitit 2013, piloit 54-vjeçar gjerman i Formula 1, shtatë herë kampion bote, ka qenë në koma pasi pësoi një dëtmim të rëndë në tru. Piloti gjerman i garave me makina u fut në koma të shkaktuar dhe më vonë u dërgua në shtëpinë e familjes në Liqenin e Gjenevës, ku Corina po kujdeset për të me ndihmën e një ekipi mjekësor.

Faqja e internetit “mallorcadaily” raporton se dëshira e Corna është të zhvendoset në “Villa Jasmine”, me vlerë 30 milionë euro, e cila që do të përshtatet në mënyrë të tillë që të plotësojë nevojat mjekësore të bashkëshortit të saj. Ndoshta kjo zhvendosje do t’i bëjë mirë edhe saj pasi Corina ka jetuar gjithë këto kohë si një “e burgosur