Të paktën katër persona kanë mbetur të vdekur si pasojë e të shtënave me armë zjarri në një shkollë në Nashville, ‘Covenant School’, në Tenesi.
Ndërkohë si pasojë e të shtënave me armë zjarri disa persona janë plagosur. I vrarë ka mbetur dhe agresori i sulmit.
Prindërve u është kërkuar të takohen në një vend aty pranë.
Shkolla Covenant në Nashville, ku ndodhi incidenti, është një shkollë private e krishterë për nxënësit e moshës parashkollore deri në klasën e gjashtë