Bashkimi Evropian ka hequr Pakistanin nga lista e “vendeve me rrezik të lartë për pastrimin e parave dhe financimit të terrorizmit”.
BE-ja ka përditësuar listën e saj të “vendeve me rrezik të lartë për pastrimin e parave dhe financimit të terrorizmit” pasi Task Forca e Veprimit Financiar (FATF) i Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik hoqi Pakistanin nga lista gri në tetor 2022.
Në kuadër të kësaj, BE-ja ka hequr Pakistanin nga lista e “vendeve me rrezik të lartë për pastrimin e parave dhe financimit të terrorizmit”.
Përmes një deklarate nga Ministria pakistaneze e Tregtisë thuhet se vendimi i BE-së është mirëpritur dhe se kjo do të sigurojë dobi për bizneset dhe individët pakistanezë në BE.
Në qershor 2018 Pakistani u përfshi në “listën gri” nga Task Forca e Veprimit Financiar (FATF) i OECD me arsyen se ka “siguruar mbështetje financiare për terrorizmin” dhe se “nuk ka mundur të pengojë pastrimin e parave”, ndërsa u hoq nga kjo listë më 21 tetor 2022.