Rasmus Hojlund është xhevahiri i ri i Atalantës dhe një nga yjet më premtues të futbollit evropian. Me skuadrën e Atalantas në Serie A këtë sezon, sulmuesi 20-vjeçar ka luajtur 23 ndeshje, ku ka shënuar 7 gola dhe ka asistuar 2 të tillë. Në total në këtë sezon, bashkë me ish-ekipin e tij austriak Sturm Graz, danezi ka luajtur 33 ndeshje në total, 14 gola të shënuar dhe 5 asiste.
Por, jo vetëm kaq, ai bëri që shumë klube të mëdha evropiane të kthejnë kokën nga ai në dy ndeshjet kualifikuese të “Euro 2024” që janë zhvilluar këto ditët e fundit. Në 2 ndeshjet e Danimarkës, përkatësisht kundër Finlandës dhe Kazakistanit, Hojlund ka shënuar 5 gola.
Juve dhe Napoli nga Serie A janë të interesuar për shërbimet e tij, por edhe jashtë Italisë ka interes të madh për kartonin e tij. Njukaswll, Man. Junajted dhe Arsenali e kërkojnë në Premier Ligw, por duket se hapin e parë po e hedh një tjetër klub.
Sipas “Tuttomercatoweb”, Bajern Munihu ka shfaqur interes konkret për sulmuesin danez dhe thuhet se tashmë e kanë bërë hapin e parë duke kontaktuar agjentët e lojtarit.