Parlamenti i Bashkimit Evropian dhe vendet anëtare të këtij blloku e arritën marrëveshje që deri në vitin 2030 pothuajse ta dyfishojnë përqindjen e burimeve të ripërtëritshme të energjisë në konsumin e përgjithshëm të bllokut 27-vendësh. Kjo marrëveshje e përkohshme politike synon ta rrisë përqindjen e burimeve së ripërtëritshme të energjisë, si era dhe dielli, në 42.5 për qind, nga 22 për qind që është aktualisht. Marrëveshja u bë e ditur përmes një deklarate të Këshillit të BE-së, e cila përfaqëson qeveritë kombëtare të bllokut. BE-ja ka vendosur këtë synim ambicioz pasi mësyn të bëhet një ekonomi “neutrale klimatike” deri në vitin 2050, përmes uljes së emetimeve neto të gazrave serrë në zero. Kjo marrëveshje vjen gjithashtu pasi BE-ja ka tentuar të ulë varësinë e saj nga karburantet fosile ruse pasi Moska ndërpreu furnizimet me gaz vitin e kaluar dhe blloku vendosi kufizime për naftën e papërpunuar dhe produktet e tjera të naftës nga Rusia.