Në festën e dytë miqësore për fitimin e Botërorit, kombëtarja argjentinase mposhti Kurakao me 7-0. “Shoëman” ishte Leo Messi, i cili shënoi tre nga shtatë golat e kampionëve të botës ndaj kundërshtarëve modestë, duke arritur shifrën e 100 golave ​​për kombëtaren.

Kapiteni i “Albiceleste” ka vetëm dy lojtarë përpara tij, që kanë shënuar më shumë për kombëtaren e tij: Cristiano Ronaldo (122 gola për Portugalinë) dhe Ali Daei (109 për Iranin).

Në fund të ndeshjes, të 23 lojtarët nga Curacao, një ekip nga ishulli i Antileve Hollandeze u mblodhën rreth Messit dhe kërkuan fanellën e tij. Kampioni i PSZH-së e ndërroi fanellën vetëm me portierin e skuadrës kundërshtare, Eloy Room.

“Pas ndeshjes, Messi më tha se bëra disa pritje të mira. Nuk e hoqa bluzën e tij edhe kur fjeta pas ndeshjes miqësore, në fakt do ta vesh çdo natë. Shokët e mi e dëshironin shumë, por unë pata fatin ta merrja. Unë e kam mbajtur veshur gjatë natës dy netë radhazi, pas ndeshjes me Argjentinën. Me siguri do ta vendos në kornizë dhe do ta var në një vend ku mund ta shohin të gjithë, mendoj në dhomën e ndenjes. Unë kurrë nuk i kornizoj fanellat sportive, e bëra këtë vetëm me fanellën time debutuese, por patjetër do ta var edhe këtë,” tha mes tjerash mbrojtësi me origjinë holandeze.