David De Gea nuk ka rinovuar ende kontratën e tij me Man. Junajtedit dhe me shumë mundësi nuk do të vazhdojë karrierën e tij më te “Djajtë e Kuq” pas 12 sezonesh. Prandaj portieri spanjoll po shikon përreth dhe një nga opsionet që mund të marrë në konsideratë është dera e shtëpisë së Romës në Serie A, në fakt, me kërkesë të shprehur të Murinjos.

Manchester United’s goalkeeper David de Gea during the English Premier League soccer match between Manchester United and Brighton & Hove Albion at Old Trafford stadium, in Manchester, England, Tuesday, Feb. 15, 2022. (AP Photo/Rui Vieira)

Një operacion që mund të jetë shumë i shtrenjtë për presidentin Friedkins, të cilët megjithatë dëshirojnë të përpiqen të kënaqin trajnerin portugez.

Murinjo e njeh mirë De Gea-n pasi e ka trajnuar më parë te Man. Junajtedi. PSZH dhe Juventusi gjithashtu janë të interesuar për të.