Mançester Siti ka marrë një fitore shumë të rëndësishme ndaj një Liverpullit të pafuqishëm. Pjesa e parë është mbyllur me rezultatin e barabartë 1-1. Të parët që kaluan në avantazh ishin “Të kuqtë” e Jyrgen Klopit, pasi në minutën e 17-të, Diogo Zhota mori një top të bukur në zonë dhe e la menjëherë në këmbët e Sallah, ku egjiptiani goditi fortë topin. Festa nuk zgjati shumë, pasi një aksion model i krijuar në minutën e 27-të, Alvarez e dërgoi topin në rrjetë duke barazuar rezultatin.

Pjesa e dytë mendohej se do të kishte një reagim nga ana e Liverpulli, por ishte ndryshe. Në minutën e parë të pjesës së dytë, konkretisht në minutën e 46-të, De Bryjne përmbys shifrat me një aksion të shpejtë. Por nuk u mjaftuan me kaq, pasi skuadra e Guardiolës shënon edhe golin e tretë me anë të Gundogan në minutën e 53-të.

Liverpulli dukej i pafuqishëm, ku madje Siti shënoi edhe të katërtin në minutën e 74-të me anë të Xhek Grilishit, pas asistimit të De Bryjne.

Me këtë rezultat, Guardiola dhe djemtë e tij rrisin presionin mbi Arsenalin e vendit të parë. Sity ndodhet në vendin e dytë me 64 pikë, ndërsa Arsenal në të parin me 69 pikë