Një burrë ka kryer vetvrasje pasi kishte filluar një marrëdhënie toksike me një chatbot të inteligjencës artificiale, ka pretenduar gruaja e tij.
Burri belg, rreth të tridhjetave, vdiq disa javë më parë pas një krize të shëndetit mendor që kulmoi me inteligjencën artificiale që me sa duket e inkurajoi atë drejt vetëvrasjes.
Ky rast duket të jetë vetëvrasja e parë e lidhur me inteligjencën artificiale, dhe që vjen mes paralajmërimeve të shtuara për rreziqet e teknologjisë me zhvillim të shpejtë, raporton The Times.
Mathieu Michel, sekretari belg i shtetit për digjitalizim, deklaroi se ky rast përfaqëson “një precedent i cili duhet marrë shumë seriozisht”.
Burri, i cili njihet vetëm si “Pierre”, por emri i të cilit është fshehur në mënyrë që të mbrohen fëmijët e tij, ishte një studiues shëndetësor dhe prind i dy fëmijëve, bëri të ditur gruaja e tij, “Claire”.