Në fund të marsit, Totenhami i dha lamtumirën Antonio Kontes. Deri në fund të sezonit, Kristian Stellini do të punojë me ekipin dhe në verë klubi do të emërojë një trajner të ri.
Sipas “Todofichajes”, Totenham Spurs kanë zgjedhur Vinsent Kompanin. Tashmë ka marrëveshje mes palëve dhe nëse nuk ndodh asgjë e paparashikuar, atëherë është i riu belg, ai që do të marrë skuadrën.
Vinsent Kompani, 36 vjeç, aktualisht po punon me Barnlin në Championship. Skuadra zë vendin e parë në renditjen e kategorisë së dytë angleze. Kujtojmë se Totenham tani është në vendin e katërt në tabelën e Premier Ligës.