Kjo verë ka për të qenë mjaft interesante në merkato, jo vetëm për sa i përket transferimit të lojtarëve por edhe trajnerëve. Janë të shumta skuadrat “big” në Europë pa trajner apo që janë në kërkim të një drejtuesi, ndërkohë ëq mjaft ndryshime ka patur edhe ditët e fundit.
Kështu, sipas mediave italiane, skuadra e Interit ka kontaktuar me trajnerin argjentinas Maurisio Poketinjo, aktualisht pa skuadër pas largimit nga PSZH. Duket se trajneri aktual Simone Inzagi do të lërë detyrën në stolin zikaltër. Natyrisht që Poketinjo nuk është kandidati i vetëm për stolin e Interit, por orët e fundit emri i tij po prëflitet me instistim.
Surpriza më e fundit është se trajneri italian Luçiano Spaletti, që kryeson Serie A me Napolin e tij, është mes kandidatëve për të drejtuar Çellsin. Londinezët janë pa trajner pas shkarkimit të Graham Potter dhe mes emrave që përfliten për stolin e “blues” është edhe Spaletti. Duket se te Çellsi janë të dashuruar me trajnerët italiane, pasi nga vitit 1998 kanë patur 6 të tillë në detyrë.