“Sot po shkruajmë historinë e një Maqedonie moderne dhe progressive, ky gurthemel është dëshmi se po investojmë në projektin më kapital që nga pavarësia vendit”, tha Bllagoja Boçvarski – ministër i Transportit dhe Lidhjeve në fjalën e tij në ceremoninë e vendosjes së gurthemelit të Korridorit 8-të.

“Infrastruktura është prioriteti më i madh I kësaj qeverie, kemi dëgjuar shpesh deklarata boshe se duhet investojmë ne infrastrukturë, mirëpo rrugët ishin ato të shekullit të kaluar. Duhet të bëjmë diçka konkrete, duhet punuar për vendin dhe të vendosim që qytetarët të rrinë në këtë vend, të rri rinia dhe të punojmë për standarde europiane. Sot po fillojmë këtë projekt kapital nga autostrafa Tetovë – Gostivar, javës tjetër Prilep – Manastir nga projekti 10D, në këtë muaj startojmë dhe me pjesën Gostivar – Bukojçan e deri në Qafe Thanë. E dimë që është sfidë e madhe mirëpo pengesat u tejkaluan, ndaj presim realizim të suksesshëm në ketë projekt që lidh rajonin në tërësi. Të gjithë së bashku I japim rëndësinë dhe vlerën e duhur këtij projekti”, nënvizoi ministri Boçvarski.