Sipas “Mundo Deportivo”, Barcelona po punon për të rikthyer Lionel Mesin në “Camp Nou” në sezonin e ardhshëm. Megjithatë, ata do të duhet të bëjnë katër gjëra specifike për ta kthyer atë ëndërr në realitet.

E parë dhe më e rëndësishmja  është t’i bëjnë atij një ofertë financiare fitimprurëse. Mesi nuk është i kënaqur me kushtet e PSZH-së për një marrëveshje të re dhe Barça duhet të punojë me sponsorët për t’i ofruar atij një pagë të lartë.

Së dyti, ekziston nevoja për të mbajtur një takim mes Leos dhe Zhoan Laporta për të rregulluar çdo problem të krijuar mes të dyve gjatë largimit të tij në 2021.

Barça gjithashtu duhet të sigurojë Mesin dhe përfaqësuesit e tij se ata do të jenë në gjendje të respektojnë rregullat e lojës së ndershme financiare për ta rikthyer atë.

Së fundi, katalanasit duhet të punojnë në mënyrë diskrete në prapaskenë për të vendosur formalitetet e nevojshme përpara se të fillojnë negociatat me Leon dhe babain e tij për një rikthim.

Blaugranët janë të etur për të rikthyer Messin në klub, gjë që mund t’i ndihmojë ata të sfidojnë dukshëm për të gjithë trofetë e mëdhenj sezonin e ardhshëm.