Ish-presidenti Donald Trump ka zbarkuar në aeroportin La Guardia të Nju Jorkut. Ish-presidenti do të kalojë natë në Kullën Trump në Manhattan, ku do të kalojë natën përpara gjykimit të tij. Ish presidenti amerikan përballet me më shumë se 30 akuza në lidhje me mashtrimin e biznesit, raporton CNN.
Avokatët e ish-presidentit kanë kundërshtuar kërkesën e mediave për të qenë prezente në gjyq. Trump është ish presidenti i parë amerikan që përballet me akuza penale në historinë amerikane. Ai pritet të kthehet në Florida menjëherë pas gjyqit dhe ka planifikuar edhe një deklaratë për shtyp.
Çështja kundër Trump përqendrohet në një pagesë prej rreth 130,000 dollarësh që dyshohet se i është bërë yllit porno Stormy Daniels gjatë fushatës presidenciale 2016. Daniels, emri i vërtetë i së cilës është Stephanie Clifford, pretendon se ka pasur një lidhje me Trump në vitin 2006, gjë që ish-presidenti amerikan e mohon.
Në vitin 2016, kur ai po kandidonte për president, ajo kërcënoi se do ta tregonte historinë në publik. Avokati i atëhershëm i Trump, Michael Cohen, u njoftua për planet e saj, duke rezultuar në pagesën mijëra dollarëshe që supozohet se është bërë për t’i mbyllur gojën Stormy Daniels./abcnews.al