
Te skuadra e Çellsit duan të nxitojnë dhe po planifikojnë që tani të ardhmen edhe pse skuadra ende nuk ka një trajner. Në barazimin pa gola ndaj Liverpullit në Premier Ligë, në stol ishte zv.trajneri Bruno Saltor, por ai nuk do ta ketë të gjatë në atë detyrë.
Sipas “The Mirror”, klubi ka zgjedhur spanjollin Luis Enrike në detyrën e trajnerit edhe pse janë ende disa kandidatë në garë, përfshi edhe Julian Nagelsmann. Duket se Enrike ka dhënë më në fund gadishmërinë e tij për të drejtuar “blutë” e Londrës dhe mund të jetë në stol që në ndeshjen e radhës.
Gjithashtu, trajneri nuk është goditja e vetme që po planifikojnë londinezët. Mediat sqarojnë se për sezonin e ri po planifikohet transferimi i sulmuesit portugez Kristiano Ronaldo.
Çellsi u përpoq të marrë portugezin që në janar, por ai shkoi në Arabi. Gjithsesi, bisedimet mund të rinisin së shpejti. Me Luis Enrike-n në stol, situata mund të ndryshojë, pasi mes trajnerit spanjoll dhe sulmuesit CR7 ka një marrëdhënie të mirë edhe pse dikur kanë qenë rivalë. Ronaldo ka deklaruar se Luis Enrike do të ishte trajneri i përshtatshëm për Man. Juanjtedin, para se “Djajtë e Kuq” të zgjidhnin Solskjaer