Kryeministri kroat Andrej Plenkoviq ka qëndruar sot për vizitë në qytetin e Shkupit, me ç’rast ka takuar edhe përfaqësuesit e politikës në vend.

Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi pas takimit më Plenkoviq shkruan në faqen e tij zyratare në Facebook se Maqedonia e Veriut dhe Kroacia si dy vende anëtare të NATO-s ndajnë të njejtat qëndrime për paqe dhe stabilitet, ndaj vlerëson lartë dhe përkahjen që Kroacia jep për rrugën eurointegruese të Maqedonisë së Veriut.

Postimi i plotë:

Me nderime të larta shtetërore mirëpritëm sot në vendin tonë delegacionin qeveritar të Republikës së Kroacisë të kryesuar nga Kryeministri kroat, z. Andrej Plenkoviq.
Diskutuam mbi raportet e shkëlqyera bilaterale mes vendeve tona pa çështje të hapura duke shprehur përcaktimin për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit, mbi perspektivën europiane të vendit tonë dhe përkrahjen konsistente që Kroacia i jep aspiratës sonë të eurointegrimit.
Si vende anëtare të NATO-s ndajmë të njëjtat qëndrime për paqe dhe stabilitet në lidhje me situatat në nivel rajonal dhe botëror, si dhe të njejtën gatishmëri për kontribut në operacionet paqësore ndërkombëtare.

https://www.facebook.com/ArtanGrubi/posts/772265047596349