Edi Hern pranon se Entoni Xhoshua ka nevojë për një luftë tjetër përpara një përballje të kundër Tajson Fjurin. Aj mori një fitore me pikë ndaj Xhermajn Frenklin të shtunën dhe u kritikua për dështimin për të triumfuar me nokaut ndaj kundërshtarit amerikan.

Rikthimi i shumëpritur në “02 Arena” të Londrës u cilësua si një “agim i ri” për Xhoshuan pas humbjeve të njëpasnjëshme ndaj kampionit Oleksandr Usyk, por performanca e tij dërrmuese vetëm sa shtoi dyshimet mbi shanset e tij kundër elitës së peshave të rënda. Xhoshua menjëherë pas duelit i bëri thirrje kampionit të VBC-së, Fjurit për një duel në fund të këtij viti.

Por, promovuesi i “Matchroom”, Edi Hern, beson se Xhoshua është ende në fazën e rindërtimit nën drejtimin e trajnerit të ri Derik Xhejmsit dhe Dillian Uajtit, Oto Uallin dhe Xho Xhojsit, janë emrat me të cilët mund të përballjet Xhoshua-s, para atij me “Gypsy King”.

“Ndjenja e përgjithshme është se ne kemi nevojë për një luftë tjetër, një hap më lart nga Franklin, por në mënyrë që të arrijmë dhe të vazhdojmë të përmirësohemi me Derick XHejmsin, ne kemi nevojë për një luftë tjetër në verën e këtij viti. Ne gjithashtu e dimë se lufta me Tajson Fjurin, pavarësisht nëse është e mundur, mund të jetë një luftë verore dhe kjo mund të jetë e vetmja mundësi, kështu që është një vendim i vështirë, sepse nëse e bëjmë atë me synimin për të vazhduar përmirësimin dhe për jetëgjatësi, për ta arritur në maksimumin e tij, atëherë duhet të kemi një luftë tjetër. Momenti është çelësi për AJ. Ai ka boksuar si dy herë në vit, ndonjëherë një herë në vit, për tre ose katër vitet e fundit”, ”, deklaroi Hearn në “MMA Hour”.