Trajneri i Bajernit, Tomas Tushel, ka thënë se sulmuesi Erik Çupo-Mouting mund të humbasë ndeshjen e parë çerekfinale kundër Man. Sitit në Ligën e Kampionëve. Kujtojmë se së fundmi kameruniani ka marrë një tjetër dëmtim.

A do të jetë në gjendje Çupo-Moutingu të luajë kundër Man.Sitit?

Duhet të punojmë shumë për ta bërë realitet. Ai definitivisht nuk do të luajë me Freiburgun, pasi do të marrë trajtim. Duhet të presësh dhe të shohësh. Nuk kemi shumë kohë”, tha Tushel në një konferencë për shtyp.

 

Kujtojmë se Çupo-Mouting ka zgjatur kontratën me Bajernin deri në fund të sezonit të ardhshëm disa javë më parë. Kamerunazi ka 10 gola në këtë sezon në Bundesligë

The post Bajerni i “dobësuar” përball Sitit, mungon sumuesi kryesor appeared first on Alsat.