Pasi që deputeti Izet Mexhiti dhe “tajfa” për rreth në të ashtuquajturin “fraksion” politik kanë kërkuar që të miratohet ligj për veteranët, invalidët dhe ish-ushtarët e UÇK-së kanë shpërthyer reagimet në rrjetet sociale të ish-ushtarëve, si dhe familjarëve të dëshmorëve. Ata e cilësojnë nisëm e Mexhitit manipuluese dhe me motive të përfitimit politik.

Një ndër ata që ka reaguar është edhe ish-ushtari i UÇK-së, Fexhri Asipi Abrashi. Ai kërkon nga Mexhiti që mos luaj me ndjenjat e ushtarëve dhe familjet e dëshmorëve.

“O Izet Mexhiti mos luaj me ndjenjat e ushtarëve, luftëtarëve, familjet e dëshmorëve dhe invalidët! Nuk e kam ndërmend të polemizoj me Izet Mexhitin, por a tash tu kujtua se statusi i veteranëve, invalidëve dhe familjeve të dëshmorëve nuk është rregulluar!
O Izet nënkryetar partie ke qenë! Mos e përmendni UÇK-në për interesa tuaja! Asnjë nuk do e lejojmë të përfitojë nga ne, derisa të punësohen të gjithë ushtarët se keni ushtar që 20 vjet që nuk e keni punësuar bile duhet tu siguroni rroga atyre për 20 vjet siç u siguruat familjareve tuaj!”, është shprehur ish-ushtari në rrjetin social Facebook, përcjell Indeks.mk

Ai mëtej shkruan se, i ndjeri babi i tij, konkurroi për mësues në vitin 2005 dhe 2009 i mbyllët konkurset, nuk e pranuat edhe pse UDBA ja kishte marrë të drejtën e punësimit në punë shtetërore !

“Kërkova shofer ambasadori nuk më pranuat kurse aty erdhi familjari i një UDBASHI në punë nën-punës ambasade tash për çka luftova unë? 20 vjet votoj BDI familjarisht asnjë vend punë asnjë si nga familja e babait edhe nga familja e dajallarëve! Bile kur kanë konkurruar nuk i keni punësuar ato por i keni punësuar ata bijtë e bijat e UDBASHËVE!”, nënvizon Fexhri Asipi Abrashi, ish-ushtar i UÇK-së.