
Këtë fundjavë, Premier Liga rezervon ndeshjen e madhe mes Liverpullit dhe Arsenalit. Një sfidë e vështirë për “Topçinjtë”, që kryesojnë renditjen, pasi do të luajnë në fushën e vështirë të “Anfield”, aty ku Liverpulli këtë sezon ka pësuar vetëm një humbje e 9 gola. Trajneri Jurgen Klop kërkon ndihmën e tifozëve.
“Luajmë në shtëpinë tonë, ndaj duhet të tregojmë një reagim dhe një përmirësim në lojën tonë. “Anfield” nuk është e vetmja gjë në të cilën duhet të mbështetemi, por kombinimi i lojtarët me tifozët këtij është i mirë, ndaj stadiumi është një armë më shumë për ne, që do të na ndihmojë”, tha Klop.
“Kam një ndjenjë shumë të mirë për këtë ndeshjes dhe se me mbështetjen e tifozëve tanë mund të fitojmë. Ne duhet të luajmë futboll më të mirë dhe ta mbajmë topin në zonat vendimtare. Duket kaq e thjeshtë, por ndeshja e fundit kundër Çellsit ishte një super-shembull”, u shpreh trajneri i Liverpullit.
“Luajmë në shtëpinë tonë dhe një nxitje masive për skuadrën mund të jenë tifozët, që do të përpiqen t’ua kthejnë në ferr këtë sfidë Arsenal. Ne duhet të përfitojmë nga kjo gjë. Jam i sigurt se tifozët do t’i ndihmojnë djemtë në fushë”, tha Klop.