Polica greke ka çmontuar një organizatë kriminale, pas një operacioni të gjerë, ku janë sekuestruar 9 kilogramë heroinë. Shtatë të arrestuarit, akuzohen për prokurim, posedim, falsifikim dhe trafikim të sasive të mëdha të drogës brenda territorit grek.
Të gjithë ata raportohet se kanë lidhje familjare dhe miqësore. Bëhet fjalë për gjashtë grekë dhe një i huaj, mes të cilëve një 35-vjeçare, drejtuese e organizatës, me dy fëmijët e saj të mitur.
Nga hetimet u zbulua se çifti që drejtonte organizatën përdori dy vajzat e tyre dhe një të mitur për të të fshehur drogën por edhe transportimin e tyre për dorëzim dhe trafikim të mëtejshëm nga anëtarë të tjerë të organizatës.
Në fakt, në kuadër të hetimeve, në fillim të muajit të kaluar u arrestua edhe vëllai 32-vjeçar i kreut të grupit, duke transportuar më shumë se dy kilogramë heroinë dhe një sasi kokaine./abcnews.al