U bënë të njohura detajet e negociatave mes Çavi Hernandez dhe sulmuesit argjentinas Lionel Mesi. Sipas gazetarit, Guillem Balague, 35-vjeçari argjentinas nuk ka komunikuar ende me presidentin e Laporta, por dihet se te Barcelona janë gati për këtë transferim.
Negociatat me Mesin drejtohen personalisht nga trajneri i skuadrës Çavi Hernandez. Ai është gati të përdorë Lionelin si një nga mesfushorët sulmues, siç bëri Leo për Argjentinën.
Më herët u bë e ditur se Messi nuk ka gjasa të vazhdojë kontratën me PSZH-në, e cila skadon këtë verë.