Interi do të ndeshet në Portugali me Benfikën, në ndeshja e parë e çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve. Pavarësisht se nuk po kalojnë aspak një periudhë të mirë me rezultatet negative, Inzagi do të ketë edhe një problem tjetër të madh në këtë përballje.
Shkriniar dhe Çalhanoglu janë dy lojtarët kyç të cilët nuk ia dolën të rikuperoheshin nga dëmtimet përkatëse për këtë sfidë tepër të rëndësishme për Interin. Sigurisht, Inzagi do të startojë treshen e mesfushës me Barella, Brozoviç dhe Mikhitarian. Një shans i artë do të jetë edhe për Kristjan Asllanin, i cili mund të ketë minuta të konsiderueshme në dispozicion në këtë sfidë tepër të rëndësishme për Interin.
Gjithashtu, Bastoni, Lautaro dhe Dimarko do të duhet të tregojnë kujdes maksimal sepse në rast ndëshkimi me kartonin e verdhë, ata do të humbasin ndeshjen e kthimit në “San Siro”.