Portieri polak Vojcieh Shçezni mund të lërë skuadrën e Juventusit në fund të këtij sezoni. Gjatë kohëve të fundit janë shtuar zërat për një largim të mundshëm të 32-vjeçarit, që duket se do të rikthehet në Premier League.
Sipas “TeamTolk”, ekipet e Man. Sitit dhe Totenham janë interesuar për portierin e ekipit bardhezi, me të cilën ai ka një kontratë deri në vitin 2024. Kohët e fundit, Juventus është interesuar për disa emra të rinj për portën, duke gjetur kështu një zëvendësues për Shçeznin, që shpesh ka përfunduar në stol këtë sezon.
Shçezni ka luajtur edhe më parë në Premier Ligë, me skuadrën e Arsenalit, para se të transferohej në Serie A. Kostoja e tij është rreth 15-20 milionë euro, ndaj dhe ekipet angleze kanë hedhur sytë nga ai, duke hapur “dritën jeshile” për ardhjen e një portieri të ri të skuadra juventine.