Biznismeni shqiptar, Florenx Kullani, njihet për arritjet e tij në jetë. Ai , ka kohë që ka migruar nëpër botë dhe sot ka kompani ndërtimi, me mbi 50 punëtorë. 38 vjeçari ka emigruar drejt Greqisë në vitin 2000 vetëm për 1 vit. Më pas u kthye në Shqipëri për disa muaj dhe me gomone u nis drejt Italisë në vitin 2002. As në Itali nuk e shihte të ardhmen dhe në tetor të 2002 u nis me kamion drejt Britanisë së Madhe.

E nisi si lavazhier dhe më pas si punëtor ndërtimi në një kompani, punonte çdo ditë dhe çdo fundjavë deri në maj të vitit 2017 që hapi kompaninë e tij të ndërtimit, e cila ka rreth 50 punëtor. Ai merret me ndërtimin e shkollave, spitaleve dhe rrugëve. Kurse, sa u përket shqiptarëve, Kullani tha se ata janë mjaft punëtorë. “Ne jemi racë punëtore. Jemi shumë të uritur për punë, kemi shumë energji. Vende pune ka plot në Angli që anglezi nuk do t’i bëjë. E ne nuk na japin të drejtë të punojmë në mënyrë legale”, janë fjalët e tij.