Skuadra e Bajern Munihut sonte udhëton drejt Mançesterit, ku nesër do të zhvillojë çerekfinalen e parë në Ligën e Kampionëve ndaj Mançester Sitit.

Faqja zyrtare e klubit gjerman ka dhënë një lajm jo të mirë për tifozët. Ata shkruajnë se sulmuesi kryesor i ekipit, Erik Maksim Çupo-Mouting nuk do të udhëtoj për në Angli, kjo shkaku i një lëndimi.

Mouting është lënduar dhe pritet të mungoj disa ditë, por ka gjasa që rikthehet në ndeshjen kthyese mes dy skuadrave në Ligën e Kampionëve.

Sulmuesi nga Kameruni gjatë këtij sezoni në Ligën e Kampionëve ka zhvilluar gjashtë ndeshje dhe ka shënuar katër gola. Kurse në Bundesliga ka një sezon tejet të mirë, me dhjetë gola dhe dy asiste./Lajmi/