Skuadra e Milanit do të ndeshet me Napolin, në ndeshjen e parë të çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve. Edhe pse janë përballur shumë herë në Serie A, ky kompeticion dhuron emocione të tjera dhe presioni do të jetë më i lartë se asnjëherë.

Gjithsesi, në konferencën për shtyp të Milanit, pasi trajneri Pioli foli rreth përgatitjes të kësaj sfide, Teo Hernandez është pyetur nga gazetarët nëse Milani mund ta fitojë Ligën e Kampionëve, dhe mbrojtësi i talentuar francez nuk ka nguruar të japë mendimin e tij me një fjali të vetme.

“Po, besoj se ne mund ta fitojmë Ligën e Kampionëve, por tani le të fokusohemi vetëm te ndeshja e nesërme”, është shprehur ai.