Barcelona po kalon një moment delikat në aspektin ekonomik. Prioriteti i klubit spanjoll, në pritje të merkatos së verës, do të jetë i përqendruar te shitja e futbollistëve që mund të prodhojnë të ardhura të rëndësishme. Kjo është e vetmja zgjidhje në të ardhmen e afërt e zgjedhur nga drejtuesit e Barçës.
Në këtë situatë, Barcelona po studion skenarë të ndryshëm: mes këtyre është edhe mundësia e dëgjimit të ofertave për ata lojtarë që kanë pasur më pak hapësira gjatë sezonit. Në këtë këndvështrim ideja është për të shitur Ansu Fati dhe për të mbajtur Ferran Torres dhe Rafinja-n, pavarësisht se edhe këta dy të fundit mund të kenë disa oferta.
Shitja e sulmuesit të ri blaugrana, i rritur tek ekipet e koshave të klubit, mund të jetë shumë frytdhënëse për arkat e skuadrës, ku mund të përfundojë një shumë prej 60/70 milionë eurosh. Futbollistë të tjerë që mund të gjenerojnë një suficit janë ata të marrë me kosto zero. Për këtë arsye janë shtuar zërat për një largim të mundshëm të Kristensen dhe Kesi.
Do të ishin dy lamtumira të bujshme, por që do të ndihmonin në lehtësimin e tavanit të rrogave. Me pak fjalë, Barcelona po përgatit lëvizje të mëdha. Duhen para për të mbijetuar dhe për të rimarrë Messi-n, që është prioriteti i vetëm i momentit.