Matijs De Ligt, mbrojtësi i Bajern Munihut, ka mbetur i zhgënjyer pas humbjes 0-3 që ekipi i tij pësoi  ndaj Mançester Sitit, në çerekfinalen e parë të Ligës së Kampionëve. Më herët ai pat deklaruar se skuadra e tij do të ndalë Haaland, ashtu sikurse patën ndaj ndaj PSZh-së, një muaj më parë. Por në fushë ndodhi krejt e kundërta.

“Man. Siti është një ekip i madh dhe luan mjaft mirë. Në pjesën e parë patëm disa raste, që mund ta kishim shfrytëzuar më mirë dhe të shënonim. Kjo vlen edhe për fillimin e pjesës së dytë, por nuk shënuam dhe hodhëm poshtë me duart tona ndeshjen.

 

Man. Siti është një skuadër shumë teknike, ka shpejtësi në lojën e saj, intensitet dhe të gjithë e dinë mjaft mirë se çfarë duhet të bëjnë. Gjithsesi, kemi ndeshjenn e kthimit në fushën tonë dhe duhet të besojmë te përmbysja. Duhet të qëndrojmë të bashkuar, të analizojmë gabimet dhe reagojmë”, tha në fund De Ligt.