Në mbledhjen e sotme të KQZ do të miratohet shpërndarja e fondeve vjetore për partitë politike.

Ajo që bie në sy është se përveç PS-së që është edhe partia me mbështetjen më të madhe elektorale në zgjedhjet e fundit, një pjesë të majme të ‘tortës’ së parave që do të shpërndahen, do të përfitohen nga PD-ja zyrtare që drejtohet nga Alibeaj si kryetar i komanduar.

PS do të përfitojë rreth 151.49 milionë lekë, ndërsa PD do të përfitojë 106.6 milionë lekë.

Çelja e fondeve për partitë politike do të bëhet pas miratimit që do të japë Kuvendi.