Sani Saidi është i riu nga Saraji që së fundmi bashkë me familje, shokë e bashkëveprimtarë i është bashkëngjitur Bashkimit Demokratik për Integrim.
Këtë e ka bërë publike vet Saniu i cili në rrjetet sociale ka shpërndarë një fotografi me koordinatorin e BDI-së Rafiz Aliti, komandant Msusi.
Ai ka treguar edhe arsyen se pse i bashkëngjitet kësaj kauze për të cilën edhe do të kontribuojë. Mes tjerash Sani Saidi ka thënë se rreshtohet në BDI-në e udhëhequr nga Ahmeti për shkak të besimit që po ju jepet kuadrove të rinj e profesionist në udhëheqjen e shumë proceseve kapitale nga kjo parti.
“Politikat avancuese e shtet-ndërtuese, hapësira e besimi që po ju jepet kuadrove të rinj e profesionist në udhëheqjen e shumë proceseve kapitale në të mirën e shoqërisë e shtetit që janë filluar e pritet të përmbyllen janë vetëm disa nga pikat kyçe që i ndajmë së bashku me mikun e familjes dhe koordinatorin për Sarajin të Bashkimit Demokratik për Integrim, Rafiz Aliti – Mësuesi e që janë arsye që un bashkë me familjarë, shokë e bashkëveprimtarë të mi vendosëm ti bashkohemi e kontribuojmë për këtë kauzë të cilën e udhëheq lideri i shqiptarëve Ali Ahmeti tanimë disa dekada me radhë. Ndjesi e mirë të rikthehesh në shtëpinë për të cilën kemi kontribuar familjarisht në fillimet e saj nga 2001!”, ka shkruar Sani Saidi.
https://www.facebook.com/photo/?fbid=6154087754644723&set=a.502898046430417