Trajneri i Benfika-s, Roxher Shmidt, pas përfundimit të sfidës së humbur ndaj Interit në shtëpi, ndeshjen e parë të çerekfinales së Ligës së Kampionëve, theksoi se ishte një përballje e vështirë për të dy palët.
“Një ndeshje e vështirë për të dy, ne dhamë gjithçka dhe krijuam shumë shanse.
Mund të kishim fituar ose minimalisht një barazim, por përkundrazi, humbëm me Interin që krijoi pak dhe shënoi dy gola,” tha në fillim trajneri i Benfikës.
Mirëpo trajneri gjerman në stolin e Benfikës, beson se ndeshja kthyese mund të jetë ndryshe.
“Sigurisht që nuk është mirë në ndeshjen e kthimit pasi kemi dy gola më pak, por ne mund të shkojmë në Itali dhe të fitojmë. Nuk jemi të demoralizuar”, ka përfunduar Shmidt.